Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar zyrtarisht fillimin e shqyrtimit të Rezolutës për Fuqitë e Luftës, që do ta detyronte Presidentin Donald Trump ose të përfundonte luftën kundër Iranit ose të merrte autorizimin e Kongresit për ta vazhduar atë. Votimi përfundoi me 50 vota pro dhe 47 kundër për ta çuar përpara masën, duke lejuar që ajo të debatohet dhe të votohet në javët në vijim.
Masa u miratua pasi një grup i vogël republikanësh iu bashkuan Demokratëve në mbështetje të një rezolute që Partia Republikane kishte arritur ta bllokonte për muaj të tërë.
Nga Shtëpia e Bardhë, Trump u shpreh se Marina detare e Iranit ishte shkatërruar dhe se ata nuk do të kishin më armë bërthamore e për rrjedhojë, lufta është drejt përfundimit.
"Ne e kemi zhdukur Marinën në Iran dhe ata nuk do të kenë armë bërthamore. Do ta përfundojmë luftën shumë shpejt. Do të bëjmë një udhëtim të shkurtër në një vend të quajtur Iran. Duhet t'i ndalojmë ata të mendojnë për armët bërthamore dhe nuk do t'i lejojmë të kenë një armë bërthamore. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe mendoj se do ta përfundojmë shumë shpejt dhe ata nuk do të kenë një armë bërthamore - shpresoj se do ta bëjmë shumë këndshëm”, tha Trump.
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor dje vranë të paktën 19 persona, përfshirë katër gra dhe tre fëmijë, raportoi Ministria e Shëndetësisë libaneze. Ky ishte i fundit në një seri sulmesh pothuajse të përditshme nga të dyja palët, të cilat kanë vazhduar pavarësisht armëpushimit të brishtë të ndërmjetësuar nga SHBA-të në luftën midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ushtria izraelite tha se goditi më shumë se 25 vende të infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor midis pasdites së së hënës dhe pasdites së së martës.
Lajmi në përditësim...
Foto: Xi Jinping dhe Vladimir Putin
Presidenti kinez Xi Jinping e ka quajtur "urgjente" një "ndërprerje të plotë të armiqësive" në Lindjen e Mesme, duke e quajtur "të papranueshme" një rifillim të konfliktit.
Gjatë takimit të tij në Pekin me Presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësi kinez e quajti "veçanërisht të rëndësishme angazhimin në negociata".
Komente









