SHBA – Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry është gjobitur me 50 Dollarë për shkak se nuk ka pastruar borën përpara shtëpisë së tij në Boston.
Policia e Bostonit tha se zyrtari që i kishte vendosur gjobën Sekretarit Amerikan ishte lajmëruar nga fqinji i këtij të fundit se nuk kishte pastruar oborrin para shtëpisë së tij nga reshjet e dendura të dëborës që kishin rënë.
Komunikata e policisë shton më tej se, fqinji që kishte bërë denoncimin nuk e dinte se ishte shtëpia e John Kerryt. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, tha se personat e mirëmbajtjes së shtëpisë së zyrtarit e pastruan borën dhe paguan gjobën e vendosur nga autoritetet.
Javën e fundit, John Kerry nuk ka qenë në shtëpi pasi shoqëronte Presidentin Barack Obama gjatë vizitës në Arabinë Saudite për ngushëllime pas vdekjes së Mbretit Abdullah.
Në fillim të kësaj jave, zonat verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u goditën nga një stuhi dëbore.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com