John Kerry
UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u nis dje për në Lindjen e Mesme dhe Evropë për një mision të ri shumë delikat, gati të pamundur, për çështjen e Irakut, Ushingtoni shqetësohet për Ofensivën sunite xhihadiste duke kritikuar sektarizimin e kryeministrit shiit.
"Nga data 22 deri më 27 qershor, Kerry pritet të shkojë në Jordani, Belgjikë dhe Francë për të zhvilluar konsultime me partënerët dhe aleatët mbi mënyrën se si mund të kontribuohet për sigurinë, stabilitetin dhe krijimin e një qeverie gjithpërfshirëse në Irak, njoftoi departamenti i shtetit në një komunikatë të shkurtër.
Ndonëse nuk ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e Nuri al Maliki, SHBA-ja nuk i ka kursyer kritikat kundrejt shefit të qeverisë irakiane, i akuzuar për sektarizëm fetar në një vend që është në mes të kaosit që prej kryengritjes së papritur të luftëtarëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant./
/G.S/











