Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përgëzuar 1 vjetorin e SPAK, ndërsa ka theksuar se SHBA do të mbështesë fuqimisht këtë strukturë për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisës në mënyrë që të arrijnë rezultate në 2021. Kim shkruan se Arben Kraja ka premtuar se 2021 do t'i jepet fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri, ndërsa vlerëson vendosmërinë e SPAK për luftimin e korrupsionit në nivele të larta qeverisë.
"Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t'i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021", shkruan Kim.
Më herët kreu i SPAK, Arben Kraja tha në një intervistë në RTSH se nuk ka më persona të paprekshëm përballë ligjit qofshin politikan, zyrtarë të lartë apo kriminelë të çdo rangu. Kraja tha se 2021 do jetë vit i vështirë për të korruptuarit pasi ka marrë fund koha e të paprekshmëve, shumë zyrtarë të lidhur me grupet kriminale