Vala ekstreme e nxehtësisë në shtet vazhdon, cilësia e ajrit ka arritur nivele të dëmshme për shëndetin e qytetarëve që tashmë janë duke kaluar testin me pandeminë koronavirus.
Temperaturat ferri që tejkalojnë 50 gradë celsius po e mbysin Kaliforninë veriore, në SHBA ku zjarret që kanë shpërthyer kanë krijuar një situatë dramatike.
Ajri i rëndë në disa qytete është gjithashtu një rrezik më shumë edhe për pacientët Covid.

Aktualisht në vend janë raportuar deri tani të paktën 6 viktima dhe më shumë se 62 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre teksa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të përmbajnë zjarret.
Sipas autoriteteve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, prej flakëve janë shkrumbuar më shumë se 1.600 kilometra katrorë sipërfaqë pyjore në Kaliforninë veriore dhe atë qendrore.
Shkaku kryesor i shpërthimeve të zjarreve kanë qenë rrufetë, gati 11 mijë të tilla brenda disa ditësh.

Zjarret janë fuqizuar gjithashtu nga temperaturat e larta dhe u morën nga erërat e forta. Si edhe here të tjera në vitet e kaluara, ndër zonat më të prekura është veriu i shtetit, ku janë shkatërruar 50 struktura dhe janë plagosur disa dhjetra persona.
Sipas autoriteteve, zjarret po kërcënojnë rreth 25,000 struktura në Vacaville, ku edhe janë evakuuar mijëra njerëz.

Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3053
Lajme të tjera
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
SHBA dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen për refuzimin e azilkërkuesve
24 Mars, 15:16
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Shqetësime për sigurinë/ Kongresi amerikan merr në pyetje drejtuesin e TikTok: Nuk jemi agjentë të Kinës apo të një vendi tjetër
23 Mars, 21:29
-
Sulmet kibernetike nga hakerat iranianë, SHBA kryen operacionin e parë mbrojtës në Shqipëri
23 Mars, 16:36
-
Rusia rrit mbrojtjen pranë Japonisë mes mosmarrëveshjeve të SHBA-së! Çështjet e ‘ngrira’ mes dy shteteve thellojnë krizën
22 Mars, 22:54
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
SHBA/ Republikanët akuzojnë Sorosin lidhur me hetimet ndaj Trump
22 Mars, 20:42
-
Hetimet në Nju Jork ndaj ish presidentit Trump, çfarë dihet deri tani
22 Mars, 17:39
-
Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus 'Wanger'
22 Mars, 12:16
-
Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Donald Trump?
22 Mars, 08:14
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28