WASHINGTON - Senati amerikan ka miratuar një projektligj mbi reformën e emigracionit që do të thotë legalizimin e shtetësisë për miliona emigrantë që jetojnë në SHBA pa dokumenta të rregullta.

Senatorët kaluan ligjin gjithëpërfshirës, i hartuar fillimisht nga grupi i njohur si “Gang of Eight” i përbërë nga 4 demokratë dhe 4 republikanë, pas votimit 68-32. Votimi vjen pas disa muajsh debatesh dhe një marrëveshje e arritur pas kohëve të fundit për të rritur sigurinë e kufirit të shpenzimeve të konsiderueshme.

Pas kalimit të ligjit në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, Obama lavdëroi votimin e Senatit dhe tha se ky veprim solli për SHBA-në "një hap më afër për të bërë më të qëndrueshme sistemin tonë të imigracionit një herë e përgjithmonë".

Obama e ka bërë një prioritet të lartë, çështjen e emigracionit për mandatin e tij të dytë presidencial, duke nxitur Kongresin që t’i japë fund sa më shpejt kësaj pune. Shumica e 11 milionë emigrantëve pa dokumenta në SHBA janë hispanikë dhe do të të aplikojnë për një vizë të re, që do të quhet “Emigrantë me Prespektivë të Ligjshme”.
 

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)