Kandidati për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kërkon zgjedhje të reja në Iowa, pasi ka akuzuar fituesin, rival të tij, për mashtrim.

Sipas Donald Trump, fituesi republikan Ted Cruz ka vjedhur votat, ndërkohë që insiston që në këtë shtet duhet që të të rikryhet procesi i votimit, duke qenë se atje u vodhën votat.
 
Trump ka shtuar në kërkesën e tij, se kandidati rival ka marrë vota nga votues që nuk kanë qenë të pranishëm në proces gjë që tregon se ai ka manipuluar procesin zgjedhor.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)