Një kandidat republikan për president të SHBA-së e ka quajtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “nazist” duke nxitur një stuhi reagimesh në SHBA dhe jashtë saj.
Në debatin televiziv me pesë kandidatë republikanë, gjithmonë pa Donald Trump, Vivek Ramaswamy nisi një sulm mjaft të paprovokuar ndaj Ukrainës dhe liderit të saj, duke mbështetur në thelb pozicionin e republikanëve më konservatorë që ndajnë mbështetjen për Izraelin nga ajo për Ukrainën, duke miratuar vetëm të parin.
Pasi kritikoi Kievin, Ramaswamy tha në mënyrë specifike: “Ukraina nuk është një model demokratik. Ajo nderoi një nazist në radhët e saj, komedianin që vesh pantallonat e ushtarit dhe quhet Zelensky, dhe kjo nuk është demokratike”, raporton NewYorkTimes.
Deklarata shkaktoi zemërim në sallën ku u zhvillua debati, si dhe një valë kritikash në rrjetet sociale. Shumica e përdoruesve amerikanë të rrjeteve sociale kujtuan rrënjët hebraike të liderit ukrainas, familja e të cilit humbi anëtarët gjatë Holokaustit.
Në një nga postimet e tij, grupi republikan Lincoln Project, i cili kundërshton Donald Trump, e quajti Ramaswamy një “kandidat joserioz”.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
5.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 3404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
19 Janar, 20:01
-
Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit
19 Janar, 18:55
-
Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve
19 Janar, 17:50
-
Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?
19 Janar, 17:41
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
Trump rikthehet nesër në Shtëpinë e Bardhë, ceremonia e inaugurimit brenda Kapitol si Regan para 40 vitesh! Do betohet me Biblën e nënës së tij
19 Janar, 09:44
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
19 Janar, 07:37
-
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit
18 Janar, 20:52
-
Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump
18 Janar, 19:57
-
Trump thotë se me 'shumë mundësi' do të shtyjë mbylljen e TikTok në SHBA, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar
18 Janar, 19:38
-
SHBA/ Ashpërsimi i politikave për emigracionin me ardhjen e Trump dhe beteja e pritshme për emigrantët
18 Janar, 16:19
Ka thene te verteten dhe shume mire ka bere , mediat e devijojne dhe e shtremberojne kete sipas interesave te asaj pale qe ata mbajne . Ukraina para lifte ishte vendi me i korruptuar ne bote kurse tani qe e mbeshtet amerika na doli vend qe mbron demokracine vk
Përgjigju