SHBA, kapen 5 mijë pako heroinë,
emri dhe fytyra e Trump mbi paketim

SHBA, kapen 5 mijë pako heroinë,<br />emri dhe fytyra e Trump mbi paketim
SHBA- Policia e Floridës ka bërë të mundur kapjen e 5 mijë e 500 pakove me heroinë, të cilat janë mundur të bllokohen pas një investigimi të gjatë.
 
Por ajo që ka habitur autoritetet lokale, nuk ka qenë sasia e heroinës së kapur, por fytyra dhe emri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump  mbi paketimin e heroinës.
 
Ndërkohë sipas raportimit të RT, Prokurori i Përgjithshëm i Floridas,  Pam Bondi, është shprehur se vendosja e fytyrës së presidentit mbi paketimet e drogës ishte një gabim i madh, pasi ai është njeriu që po përpiqet më shumë për të larguar drogën nga rrugët e SHBA-së.
 
droga me fytyren e Trump
(Heroina e kapur nga plicia me emrin dhe fytyrën e presidentit Trump)

Do të sigurohem që presidenti Trump, të marrë një prej këtyre paketimeve për ta vendosur në zyrën ovale, ku t’i kujtojë gjithmonë gjërat e mira që ka bërë”, është shprehur Bondi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar