SHBA: 'Katastrofë ekologjike' pas sulmit të grupit Houthi ndaj anijes çisternë
Anija çisternë "Delta Sounion" e përfshirë nga zjarri pas sulmit të grupit rebel Houthi në Detin e Kuq
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për një katastrofë të mundshme ekologjike në Detin e Kuq pas sulmit të grupit rebel Houthi ndaj një anije çisternë javën e kaluar.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha të dielën në mbrëmje se Këshilli i Sigurimit “duhet të dënojë” sulmin e grupit rebel Houthi ndaj çisternës “Delta Sounion.”
Sipas saj, “veprimet e pacipa të rebelëve Houthi kërcënojnë të krijojnë një katastrofë ekologjike me pasoja shkatërrimtare për tërë rajonin.”
Ajo tha se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të kërkojë respektim të menjëhershëm të rezolutës së miratuar në muajin janar, që u bën thirrje rebelëve Houthi të ndalojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Grupi Houthi, i mbështetur nga Irani, tha të enjten se sulmi ndaj çisternës greke u bë në shenjë solidariteti me palestinezët për shkak të luftës së Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Ekipet e shpëtimit evakuuan ekuipazhin e anijes çisternë pas sulmit, e cila u përfshi nga flakët.
Misioni evropian detar në Detin e Kuq njoftoi se anija çisternë po transportonte 150,000 tonelata naftë së papërpunuar.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha të shtunën se rebelët Houthi “e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të shkatërrojnë industrinë e peshkimit dhe ekosistemin rajonal në të cilën mbështeten jemenët dhe komunitetet tjera të rajonit për të jetuar, njësoj siç i kanë minuar edhe përpjekjet për të dërguar ndihma humanitare në rajon përmes sulmeve të tyre të pamatura.”
Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë tregtinë në rrugët detare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke detyruar shumë kompani të ndryshojnë rrugët e anijeve në drejtim të rrugëve më të gjata dhe më të shtrenjta./ VOA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor
30 Mars, 16:09
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën
30 Mars, 10:49
-
SHBA/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Minesota, humbin jetën të gjithë personat në bord, kamerat kapin momentin e përplasjes (VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes
30 Mars, 09:22
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika/ Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake
29 Mars, 22:44
-
Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA
29 Mars, 21:53
Amerika e provoj bashke me anglezet duke i bombarduar ata por duke pare qe nuk kishte asnje lloj efikasiteti tani po perdor stilin e kombeve te bashkuara qe ata nuk i kane respektuar kurre vendimet e tyre , me pak fjale gringove po ju iken situata nga duart pak nga pak , nuk jane me padronat e botes aq e kishin fuqine
Përgjigju