SHBA – Katër të ndaluar afganë të Guantanamos kthehen në vendet e tyre

UASHINGTON - Katër të ndaluar afganë në burgun amerikan të Guantanamos u riatdhsuan në vendin e tyre të origjinës, njoftoi dje Pentagoni.
"Shawali Khan, Khi Ali Gul, Abdul Ghani dhe Mohammed Zahir u liruan nga burgu që ndodhet në Kuba pas një shqyrtimi të plotë të dosjeve të tyre, veçanërisht përsa i përket aspektit të sigurisë", theksoi ministria amerikane e Mbrojtjes në një komunikatë.
Pas transferimit të katë personave, mbeten tashmë edhe 132 persona të tjerë në qendrën e ndalimit të Guantanamos.
Këto lirime dhe ato të gjashtë të ndaluarve të tjerë të dërguar në Uruguai në fillim të muajit i mundëojnë administratës amerikane t'i afrohet qëllimit të njoftuar nga predidenti amerikan, Barack Obama që prej vitit 2009, për të mbyllur Guantanamon, simboli "Luftës kundër terrorizmit" ndërmarrë nga presidenti i mëparshëm George W. Bush menjëherë pas atentateve të 11 Shtatorit./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion