SHBA: Kemi gjetur sensorët e balonës kineze që rrëzuam

SHBA: Kemi gjetur sensorët e balonës kineze që rrëzuam

Ushtria Amerikane ka arritur që të gjejë në Oqeanin Atlantik sensorët e balonës së parë kineze që u rrëzua mbi SHBA, e cila dyshohej se përdorej për spiunazh. SHBA ka nisur prej një jave kërkimet për pjesët e balonës spiune kineze.

Ushtria amerikane tha sot se kanë gjetur pjesë të rëndësishme gjatë kërkimeve duke përfshirë edhe sensorin kryesor të balonës, si edhe pjesë të tjera elektronike. Tashmë këto pjesë i kanë kaluar FBI-së e cila po i shqyrton, pasi SHBA akuzon se kina i ka përdorur për të spiunuar në vende të ndjeshme ushtarake.

"Seksione të mëdha të strukturës" u gjetën gjithashtu të hënën në brigjet e Karolinës së Jugut, thonë zyrtarët ushtarakë.

Që nga incidenti i parë, avionët luftarakë amerikanë kanë rrëzuar tre objekte të tjera në lartësi të madhe mbi Alaskë, territorin Yukon të Kanadasë dhe liqenin Huron në kufirin SHBA-Kanada. Zyrtarët amerikanë thanë se balona përdorej nga Kina për spiunazh, por Kina tha se ishte thjesht një aeroplan për vëzhgimin e motit.

Balona, rreth 60 metra e lartë, mbante poshtë saj një paketë të gjatë me sensorë, për të cilën Gjenerali VanHerck tha se ishte sa madhësia një avioni të vogël rajonal. Ekipet amerikane të kundërzbulimit shpresojnë të mësojnë shumë më tepër për sensorët dhe pajisjet e tjera të balonës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ambasada e SHBA-së uron Pavarësinë me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju

Ambasada e SHBA-së uron Pavarësinë me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju