SHBA, kërcënon OKB, do veprojmë
në mënyrë të njëanshme me Sirinë

SHBA, kërcënon OKB, do veprojmë<br />në mënyrë të njëanshme me Sirinë
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka njoftuar se SHBA do të marrin masa të njëanshme për Sirinë nëse OKB nuk arrin ti përgjigjet sulmit me armë kimike që shkaktoi mbi 70 viktima, mes tyre 20 fëmijë.
 
“Sa fëmijë duhet ende të vdesin para se Rusia të shqetësohet?  Nëse Rusia ka influencën që pretendon në Siri, duhet ta përdorë atë” ka shtuar ambasadorja Haley.
 
“Kur Kombet e Bashkuara dështojnë vazhdimisht në misionin e tyre të veprimit të përbashkët, ka momente në jetën e shteteve ku ne jemi të detyruar të veprojmë vetë”, ka deklaruar Haley gjatë një mbledhje urgjente që zhvilloi Këshilli i sigurimit pas sulmit me armë kimike në veriperëndim të Sirisë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane