Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) sërish ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa urgjent dhe konkret në depërshkallëzimin e situatës, si dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

DASH ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent, konkretë për të de-përshkallëzuar tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar në Serbi”, thuhet në një përgjigje të DASH-it për Kosovë. Nisur nga kjo situatë, erdhi një reagim nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili në një postim në tëitter tha se është ia alarmuar nga arrestimet e paligjshme të serbëve në veri të Kosovës, si edhe nga marshimi i Forcave të Sigurisë në Mitrovicën e Jugut, të cilat më pas sipas tij janë ndjekur edhe nga retorika e rëndë e Serbisë. Pavarësisht takimeve që zhvilluan në Bruksel vetëm një ditë më parë, Borrell tha se situata në veri po bëhet edhe më e rrezikshme dhe se nuk do ta tolerojnë një gjë të tillë.">Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe).

Më tej, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se “të dyja palët duhet të ndjekin planin e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë dje se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.

Ai e ka kritikuar fuqishëm Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore. Për këtë retorikë, i është kundërpërgjigjur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të cilët thonë se arrestimi i serbëve në veri është bërë në përputhje me ligjin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:42
I cilësoi si arrestimet e serbëve në veri si të paligjshme, Gërvalla i kundërpërgjigjet Borrellit: A po bëni thirrje që mos ndëshkohen ata që sulmuan NATO-n?

1687604427_DonikaGrvalla.jpg

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për komentin e tij për serbët e arrestuar në veri. Ajo shpjegon se ndryshe nga rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës të cilët po mbahen peng, arrestimi i serbëve është bërë me procedurën ligjore.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë të paligjshme.”- thotë Gërvalla.

Edhe Kurti e ka hedhur poshtë deklaratën e Borrell i cili i konsideroi arrestimet të paligjshëm, duke thënë se është bërë sipas ligjit të shtetit demokratik të Kosovës.