SHBA kërkon mbështetjen e OKB
për paqen në Lindjen e Mesme

SHBA kërkon mbështetjen e OKB<br />për paqen në Lindjen e Mesme<br>
Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump dhe ndërmjetës për Lindjen e Mesme, si dhe Jason Greenblatt, i dërguari special i presidentit amerikan, u kërkuan sot anëtarëve të Këshillit të Sigurimit mbështetje për planin e ardhshëm për paqe që po përgatisin për Lindjen e Mesme, sipas diplomatëve.

Kjo kërkesë, që nuk shoqërohet nga ndonjë detajim mbi planin që po përpunohet as për kalendarin e tij, u bë gjatë një mbledhje informale prej një ore në OKB mes dy përgjegjësve amerikanë dhe ambasadorëve të 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

“Kjo mbledhje ishte sekrete”, njoftoi sot një diplomat.

“Ishte e dobishme, por kishte shumë pak elemente specifikë apo të rinj. Nuk kishte saktësime mbi afatet kohore të prezantimit të planit”, sipas një burimi tjetër.

Sipas një përgjegjësi amerikan të cituar nga e përditshmja “Washington Post”, “Kushner dhe Greenblatt kanë garantuar se qasja amerikane nuk është në përfitim të Izraelit dhe se plani i tyre përmabn elemente të vështira për t’u pranuar nga të dyja palët”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)