SHBA – Kerry: Çdolloj armëpushimi duhet të sjellë çarmatosjen e Hamasit

UASHINGTON -Përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës duhet të sjellin çarmatosjen e grupit palestinez, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
I sapo kthyer nga një mision që dështoi në Lindjen e Mesme për të imponuar një armëpushim dypalësh, Kerry gjykoi para gazetarëve në Uashington se "çdolloj procesi për të zgjidhur krizën në Gaza për një kohë afatgjatë dhe të konsiderueshme, duhet të sjellë çarmatosjen e Hamasit dhe çdo grupi tjetër terrorist".
Ndërkohë që krerët francez, amerikan, gjerman, britanik dhe italian theksuan sot, gjatë një konference telefonike, vullnetin për të rritur presionin për arritjen e një armëpushim në Gaza dhe në Nju Jork, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB, në një mbledhje urgjente, u shprehën në një deklaratë unanime në favor të mbështetjes së një amrëpushimi humanitar të menjëhershëm dhe pa kushte.
Në vetëm tre javë, ofensiva izraelite ka shkaktuar vdekjen e rreth 1 050 personave dhe rreth 6 200 të plagosur në Rripin e Gazës, ku dëmet në të mira materiale janë të konsiderueshme. Në krahun izraelit kanë vdekur 43 ushtarë dhe të paktën shtatë civilë./ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini