NJU JORK - Sekretari amerikan i Shtetit "John Kerry" dhe presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, ranë dakort dje mbi nevojën e furnizimit me ndihma humanitare për ndërtimin e Gazas, gjatë një takimi në Nju Jork.
Sipas një funksionari të departamentit të Shtetit, Abbas dhe Kerry theksuan rëndësinë që ka furnizimi me ndihma, ndërkohë që 50 ditë luftë me Izraelin shkatërruan shumë banesa dhe infrastruktura në këtë territor të mbipopulluar.
Takimi mes Kerry-t dhe Abbas-it u mbajt para mbledhjes Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Disa lider palestinezë theksuan se Mahmud Abbas kishte për qëllim të propozonte një afat fiks prej tre vitesh për t'i dhënë fund pushtimit izraelit dhe krijimit të një shtetit palestinez.
Gjatë takimit, John Kerry e tërhoqi mbështetjen e Uashingtonit për krijimin e dy shteteve dhe vullnetin e tij për të inkurajuar negociatat në këtë drejtim, njoftoi një përgjegjës i departamentit të Shtetit./ATSH/








