SHBA, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe sekretari i Thesarit, Jacob Lew do të drejtojnë një delegacion në Kinë javën e ardhshme për diskutime mes dy vendeve mbi ekonominë.
"Ndërkohë që marrëdhëniet mes dy superfuqive  janë të tendosura për shkak të akuzave të ndërsjellta të spiunazhit dhe tensioneve në detin e Kinës, Kerry dhe Lew do të drejtojnë delegacionin amerikan për dialogun e gjashtë ekonomik dhe strategjik amerikano-kinez", theksoi dje Departamenti i Shtetit.
Këto diskutime, që do të zhvillohen në Pekin më 9 dhe 10 korrik, do të përqendrohen në sfidat dhe mundësitë për dy vendet mbi çështjet e urdhërit dypalësh, rajonal dhe botëror", theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki në një komunikatë.
Dy zyrtarët amerikanë do të takojnë homologët kienzë, këshilltarin e Çështjeve Shtetërore, Yang Jiechi, zyrtari më i lartë i politikës së huaj kineze dhe zëvendëskryeministrin, Wang Yang./
/ec/