John Kerry
UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA është shprehur e shqetësuar për fatin e Irakut, i kërcënuar nga xhihadistët sunitë, dhe jo për kryeministrin shiit, Nuri al-Maliki, konfirmoi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një intervistë të publikuar sot.
Në këtë intervistë realizuar dje nga televizioni "NBCNews", shefi i diplomacisë amerikane është shprehur i matur në deklaratat e tij këtë javë për një bashkëpunim të mundshëm me Iranin për çështjen irakiane. "Insistoj në faktin që SHBA shqetësohet për fatin e Irakut. Nuk bëhet fjalë për Malikin", deklaroi Kerry, ndërkohë që Uashingtoni ka shtuar kritikat kundër kryeministrit irakian./  /ec/  a.jor.