SHBA, këshilltari i presidenti Trump
sulmon Gjykatën e Apelit

SHBA, këshilltari i presidenti Trump<br />sulmon Gjykatën e Apelit
SHBA-Një nga këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar Gjykatën e Apelit në SHBA për vendimin e saj kundër dekretit presidencial për ndalimin e emigrantëve.

Stephen Miller ka deklaruar në median amerikane se vendimi i gjykatës ishte një “uzurpimin i pushtetit gjyqësor”.

Gjykata e Apeli refuzoi ditën e enjte kërkesën për rikthimin në fuqi të dekretit presidencial për ndalimin e emigrantëve me prejardhje prej shtatë vendeve me një shumicë popullsie myslimane.

Hyrja në fuqi e dekretit shkaktoi kaos në aeroporte dhe nxiti protesta të shumta në disa vende të SHBA-së.

Disa padi janë ngritur kundër këtij dekreti, ndërkohë që një federal vendosi ndalimin e përkohshëm të këtij urdhri, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë presidenti Trump, ka paralajmëruar vazhdimin e betejës gjyqësore si dhe ka deklaruar se është duke konsideruar një dekret të ri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë