SHBA, këshilltari i Trump: Media
duhet ta mbyllë “gojën”

SHBA, këshilltari i Trump: Media<br />duhet ta mbyllë “gojën”
Steve Bannon, një prej këshilltarëve të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste është shprehur se është koha që mediat ta mbyllin “gojën” dhe të dëgjojnë.

“Mediave duhet tu vij turp dhe të mbyllin “gojën” dhe vetëm të dëgjojnë për pak kohë”, është shprehur Bannon gjatë një interviste për “New York Time”.

“Ato nuk e kuptojnë këtë vend. Ende nuk kanë kuptuar se pse Donald Trump është presidenti i SHBA-ve”, ka shtuar ai duke i cilësuar mediat si “partia opozitare” në SHBA.

CNN raporton se gjatë kohëve të fundit tensionet mes mediave dhe Shtëpisë së Bardhë të drejtuar nga Trump ka ardhur gjithmonë edhe në rritje.

Ndërkohë Trump disa ditë më parë ka hedhur akuza drejt mediave se nuk kanë raportuar me objektivitet mbi pjesëmarrjen e njerëzve në ceremoninë e inaugurimit të tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi