SHBA-Kinë bashkë ndaj kërcënimit
bërthamor të Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë bërë së bashku kundër kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti amerikan Obama. Dy shtet e mëdha do të bashkëpunojnë së bashku për të parandaluar testime të mëtejshme të raketave dhe provave bërthamore.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë bërë së bashku kundër kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti amerikan Obama.
Dy shtet e mëdha do të bashkëpunojnë së bashku për të parandaluar testime të mëtejshme të raketave dhe provave bërthamore.
Obama u takua të enjten para Samitit Bërthamor në Uashington me Presidentin kinez Xi Jinping. Presidenti amerikan tha se të dy vendet janë të interesuara ta shohin gadishullin korean pa armë bërthamore. Ndërsa, Presidenti Xi Jinping është cituar nga agjencia e lajmeve shtetërore kineze të ketë thënë se është e rëndësishme që të zbatohen sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut. Kina cilësohet si aleati më i ngushtë i Koresë së Veriut dhe është partneri më i madh tregtar.
Një zyrtar kinez tha se presidentët patën shkëmbim të sinqertë dhe të thellë të pikëpamjeve mbi një sërë çështjesh dhe arritën një konsensus të rëndësishëm. Ai e cilësoi takimin mjaft pozitiv, konstruktiv dhe të frytshëm.
Obama u zotua gjithashtu të punojë ngushtë me aleatët e SHBA, Korenë e Jugut dhe Japoninë. “Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për të penguar dhe për t’u mbrojtur kundër provokimeve të Koresë së Veriut”, tha ai.
Javët e fundit, Koreja e Veriut testoi bombën me hidrogjen, ndërsa në mënyrë të përsëritur ka testuar raketa me rreze të gjatë veprimi, duke kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme perëndimin.
OKB-ja dhe Uashingtoni kanë miratuar sanksione të mëtejshme ndaj Penianit, për të cilat thuhet se janë hartuar në mbështetje të plotë edhe nga Kina.tch
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari
10 Gusht, 23:01
-
Valiev fitoi medaljen e bronztë në Paris, Kryetarja e Kuvendit: Dhuratë e merituar për Shqipërinë
10 Gusht, 22:59
-
Paris 2024/ Maratona e meshkujve dhuron spektakël deri në fund, Tamirat Tola vendos rekord të ri Olimpik
10 Gusht, 22:55
-
Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit
10 Gusht, 22:35
-
A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?
10 Gusht, 22:14
-
Argjentinë, ish-presidenti akuzohet se ka rrahur brutalisht gruan e vet
10 Gusht, 22:09
-
U hodh për t'u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar
10 Gusht, 21:58
-
Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter
10 Gusht, 21:45
-
I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj takon mundësin Chermen Valiev: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 21:26
-
Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur
10 Gusht, 20:53
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51
-
Shkroi historinë për Shqipërinë në Olimpiadë, titulli 'Kolonel' dhe mijëra euro në llogarinë e Chermen Valiev
10 Gusht, 20:44