Kolegji përbëhet nga 538 anëtarë dhe është hapi i fundit në procesin zgjedhor të SHBA.
Të zgjedhurit nga 50 shtete do të mblidhen në kryeqytetet e tyre dhe jo të gjithë janë të detyruar të votojnë për fituesin respektiv në shtetin e tyre.
Sipas ligjit zgjedhor amerikan, president zgjidhet ai kandidat që ka shumicën e të ashtuquajturve zgjedhës të mëdhenj, pra duhet të marrë mbi 270 nga 538 zgjedhës që ka në total kolegji.
Disa prej tyrë janë përpjekur të bidnin disa anëtarë që të zgjedhin një tjetër republikan dhe jo Trumpin.
Megjithatë nuk pritet te ketë surpriza nga votimi ne Kolegjin Zgjedhor, pasi Trump ka siguruar aty 306 vota nga 270 që i duhen për presidencën.
Në 8 nëntor ku u zhvilluan edhe zgjedhjet presidenciale Trump siguroi numrin e nevojshëm në Kolegjin Elektoral për t’u bërë president, pavarësisht se Hillary Clinton fitoi me votë popullore me 3 milionë vota më shumë.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)