SHBA: Kolorado në flakë, dy
të vdekur, dhjetëra të plagosu

SHBA: Kolorado në flakë, dy <br />të vdekur, dhjetëra të plagosu
KOLORADO - Dy të vdekur dhe 10 të zhdukur është bilanci paraprak i tragjedisë më të fundit në SHBA kur një zjarr i fuqishëm ka përshkuar prej ditësh Koloradon. Numërohen deri tani 346 shtëpi të shkrumbuara plotësisht ndërsa ky zjarr cilësohet si më shkaterruesi në historinë e shtetit amerikan. Presidenti amerikan Barak Obama ishte në zonën e fatkqësisë ku deklaroi mbështetjen me fonde për të prekurit dhe kthimin në normalitet të zonës.


Më shumë se 1000 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarreve që kanë shkaktuar gjithashtu djegjen e 160 mijë hektarë tokë në këtë vend. Mijëra njerëz ndërkohë janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Shumica e banorëve janë strehuar në kapanone të ngritura enkas për këtë situatë kurse agjencia e menaxhimit të emergjencave në SHBA ka krjuar dhe një faqe interneti ku bën thirrje për të ndihmuar të prekurit nga gazi. Zyrtarët thonë se do duhet kohë për kthimin në normalitet të zonësm rikthimin e energjisë elektrike dhe kapërcimin e rrezikut që mund të vijë nga shpërthimi i gazit. 32 mijë vetë janë evkuar nga banesat e tyre ndërsa zjarri përfshiu këtë fillim janë qytetin Kolorado Springs, një qytet me 420 mijë banorë. Llogariten në afro 3.2 miljonë euro dëmet e shkaktuara nga zjarri.(r.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi