Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjesërisht të redaktuara të taksave të ish-Presidentit Donald Trump, u tha gazetarëve të martën anëtari më i lartë republikan i komisionit, Kevin Brady.
Publikimi informacionit privat të taksave, të cilin ish-presidenti Trump e kishte kundërshtuar me forcë për vite me rradhë, mund të sjellë një vëmendje tjetër të padëshiruar ndaj tij në një kohë kur ai ka shpallur kandidaturën përsëri për Shtëpinë e Bardhë.
Trump, ndryshe nga kandidatët e mëparshëm presidencialë, refuzoi t'i bënte publike deklaratat e tij të taksave, pasi u përpoq të mbante sekret detajet e pasurisë së tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij të pasurive të patundshme, “Organizata Trump”. Ai kundërshtoi përpjekjet e demokratëve për të pasur qasje tek ato dokumenta.
Kandidatëve nuk u kërkohet me ligj të publikojnë formularët e tyre të taksave, por kandidatët e mëparshëm presidencialë të të dyja palëve e kanë bërë vullnetarisht një gjë të tillë për dekada me radhë.
Demokratët e Komisionit për Mbikqyrjen e Taksave kanë thënë se duhet të shohin të dhënat për të vlerësuar nëse agjencia e taksave po i shqyrton siç duhet deklaratat tatimore presidenciale dhe për të vlerësuar nëse nevojitet legjislacion i ri në këtë drejtim.
Komisioni i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve, për ngjarjet e 6 janarit u kërkoi prokurorëve federalë të ndjekin penalisht Trump për nxitjen e sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit./VOA
S.C/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
23 Nëntor, 18:05
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03