ATA/Gjiganti informatik "Apple" po punon aktualisht për ndërtimin e veturës së saj elektrike që do të ketë formën e një makine mini-fugon, konfirmoi sot "Wall Street Journal".
"Qindra punonjës të grupit  "Apple" janë punësuar për këtë projekt të fshehtë të quajtur "Titan" dhe disa drejtues kanë shkuar në Austri për të marrë informacione nga prodhuesit e makinave", theksoi e përditshmja amerikane.
"Kompania "Apple" shpreson të lërë gjurmë në tregun e makinave elektrike ashtu si tek smartfonët me 'iPhone-n", shkruan e përditshmja duke cituar burime të brendshme të kompanisë.
"Apple" po bashkëpunon gjithashtu me disa kompani që merren me prodhimin e makinave. Kompania ka punësuar këto vitet e fundit disa inxhinierë dhe dizanjerë që kanë pasur eksperienca të mëparshme me inxhinierinë mekanike./