SHBA, kongresi kërkon hetim për
ambasadorin amerikan në Maqedoni

SHBA, kongresi kërkon hetim për<br />ambasadorin amerikan në Maqedoni
Kongresmeni amerikan Chris Smith, i cili është edhe udhëheqësi i republikanëve, i ka bërë thirrje sekretarit të sapo emëruar të shtetit, Rex Tillerson, për  të shkarkuar ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli.

Smith ka paralajmëruar gjithashtu edhe nisjen e një hetimi për politizimin e rolit të ambasadës amerikane në Maqedoni.

“Ambasadori amerikan nuk duhet të ketë rol në formimin e qeverisë dhe të mbajë anë gjatë formimit të koalicionit. Ai nuk është vend i SHBA-së dhe as i përfaqësuesve amerikanë në Shkup”, është shprehur Smith.

Kongresmeni republikan e ka akuzuar ambasadorin Bejli, se ka mbajtur anë gjatë zgjedhjeve në Maqedoni dhe për këtë gjë ka kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Dëshirojmë të zbulojmë gjithçka dhe për këtë arsye kërkojmë nga inspektori i përgjithshëm të dorëzojë një raport. Në qoftë se e kanë shkelur ligjin, do të përgjigjen”, ka deklaruar udhëheqësi i republikanëve në kongres, Chris Smith.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje