Ky është një hap i madh për përpjekjet e Presidentit Trump për të shfuqizuar platformën shëndetësore të paraardhësit të tij.
Në një votim të ngushtë, disa senatorë republikanë që më parë kundërshtonin ndryshuan mendje dhe votuan pro hapjes së diskutimeve për një platformë të re shëndetësore.
Përpjekjet paraprake për të zëvendësuar Obamacare janë hedhur poshtë në javët e fundit për shkak të ndarjeve brenda Partisë Republikane.
Senatori John McCain, i cili u diagnostikua së fundmi me një tumor agresiv në tru, mori një duartrokitje kur u kthye në Kongres për të hedhur votën e tij "Pro".
Presidenti Trump falënderoi senatorin e Arizonës, McCain që luajti "një rol kaq vital" në votim.
"Urime për të gjithë Republikanët, ne tani mund të japim kujdesin shëndetësor për të gjithë amerikanët”, shkroi Trump.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
