SHBA kontrolle më të rrepta në
aeroporte

SHBA kontrolle më të rrepta në<br />aeroporte
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare i ka kërkuar kompanive ajrore dhe aeroporteve të forcojnë kontrollet e udhëtarëve dhe bagazheve.

Kush nuk bindet mund të përballet me masa të ashpra. Ndalimi i laptopëve megjithatë i cili u vendos në SHBA në muajin mars për 8 vende me shumicë myslimane nuk do të zgjerohet më tej.

Sipas kreut të këtij institucioni, John Kelly, ndryshimet janë të nevojshme nisur nga niveli i lartë i terroristëve për të shënjestruar sektorin e aviacionit.

Armiqtë tanë punojnë pa reshtur për të gjetur mënyra të reja të fshehjes së eksplozivëve, rekrutimit të personave të brendshëm e rrembimit të avionëve. Ne nuk mund të luajmë ndërkombëtarisht “gjej urithin”, me çdo kërcënim të ri që shfaqet”, u shpreh Kelly.

Më tej Kelly shtoi, “Në vend të kësaj duhet të vendosim rregulla të reja në mënyrë që ta mbajmë të sigurt transportin publik dhe t’ia bëjmë më të vështirë suksesin terroristëve”.

Masat e përmendura nga zyrtari i lartë i administratës amerikane i diktojnë linjave ajrore përmirësimin e kontrollit të pasagjerëve, detektimin e lëndëve plasëse dhe verifikimin e vet personelit të aeroportit në përpjekje për të shmangur mundësinë e një sulmi të mundshëm me bashkëpunëtor të brendshëm.

Ndryshimet do të aplikohen në mbi 2100 fluturime të përditshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 280 aeroporte, 180 kompani ajrore e 105 vende të botës.

Nga sa pohojnë zyrtarët amerikanë e ata të BE-së masat në fjalë do të hyjnë në fuqi brënda tre javëve.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren