SHBA-Kore e Jugut, marrëveshje
për riforcimin e mbrojtjes

SHBA-Kore e Jugut, marrëveshje<br />për riforcimin e mbrojtjes
Koreja e Jugut ka raportuar planet për të forcuar aftësitë e saj parandaluese të raketave, si pjesë e reagimit të saj ndaj lëshimeve të fundit të raketave balistike nga Koreja e Veriut.
 
Në një bisede telefonike, presidenti Trump dhe homologu i tij i Koresë së Jugut, Moon Jae In, ranë dakort për të rishikuar vendimet dypalëshe që drejtojnë programin e raketave të Seulit, ka njoftuar sot zyra presidenciale e Moon Jae In.
 
Shtëpia e Bardhë raportoi se të dy liderët kishin rënë dakord për të forcuar aleancën e tyre nëpërmjet bashkëpunimit të mbrojtjes si edhe për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Koresë së Jugut.
 
“Trump kishte dhënë miratimin e tij konceptual për shitjen e planifikuar të pajisjeve ushtarake amerikane në Korenë e Jugut”,  thuhet në raportin e Shtëpisë së Bardhë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror