SHBA-Koresë: Mjaft me provokime
dhe retorikë destabilizuese

SHBA-Koresë: Mjaft me provokime<br />dhe retorikë destabilizuese
‘Mjaft me provokime dhe retorikë destabilizuese’ është ky reagimi i Pentagonit një ditë pasi Koreja e Veriut u shpreh se do të shkatërronte luftanijen amerikane Carl Vinson dhe se do të zhdukte SHBA nga faqja e dheut.

“Peniani është një kërcënim i madh për SHBA ajo duhet të respektojë detyrimet dhe të marrë pjesë në negociata. I kërkojmë Koresë që të largohet nga aksionet provokuese dhe retorika destabilizuese’ u shpreh zëdhënësi i Pentagonit duke shtuar se programi bërthamor  korean përfaqëson një kërcënim për sigurinë e SHBA.

SHBA ka dërguar në gadishullin Korean luftanijen e saj Carl Vinson e cila do të bashkëpunojë me me marinën japoneze për të siguruar stabilitetin në rajon, një veprim i cili nuk është mirëpritur nga Koreja e Veriut.

Nga ana tjetër Kina e cila ka bërë thirrje për ulje të toneve po merr masa në rast të shpërthimit të një konflikti, edhe Rusia nga ana tjetër ka dërguar forca në kufirin me Korenë e Veriut.
 
Të gjithë kanë frikën se Peniani nga momenti në moment mund të ndërmarrë një tjetër test bërthamor, cështje e cila ka përshkallëzuar raportet mes regjimit të Kim Jong un dhe SHBA e mbështetur nga aleatët.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë