Marrëveshja e Uashingtonit/ SHBA, Kosova dhe Serbia propozohen për t'u nominuar për Çmimin 'Nobel për Paqen' 

Marrëveshja e Uashingtonit/ SHBA, Kosova dhe Serbia propozohen për t'u nominuar për Çmimin 'Nobel për Paqen' 

Deputeti suedez Magnus Jacobsson njoftoi pasditen e së premtes se kishte propozuar për vlerësim me Çmim Nobel për Paqen qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe Kosovës për angazhimin e tyre në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

“Kam nominuar qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, për punën e tyre për të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme në ndërtimin e paqes,” – ka shkruar Jacobsson në Twitter.

Në një postim në Facebook, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh falenderues ndaj propozimit të deputetit suedez Jacobsson. 

Për presidentin e SHBA-ve, Trump, kjo është hera e dytë që nominohet për Çmim Nobel, pasi më parë u nominua nga deputeti norvegjez Christian Tybring-Gjadde. Propozimi i tij u justifikua për marrëveshjen historike arritur mes Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasadori Richard Grenell, njëherësh protagonist në arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit, pasi ishte i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, e përshëndeti këtë propozim.

“Donald Trump i nominuar për herë të dytë për Çmim Nobel, për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi,” – shkroi në Twitter Grenell teksa shpërndau postimin e deputetit Jacobsson.

Propozimet për Çmimet Nobel për Paqe, të cilat prej vitit 1901 u jepen personaliteteve më të spikatura botërore për nder të industrialistit Alfred Nobel, kalojnë fillimisht në një komitet parlamentar vlerësimi dhe më pas institutit norvegjez të Nobelit për t’u shqyrtuar dhe votuar.

Për nominimet përfundimtare të këtij viti pritet të vendoset më 9 tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 16/09/2020 14:18

    Do te ishte mire qe,Cmimin Nobel t'a ndajne serbsie,sepse ajo ka merita te vecanta per vrasjet te qinda mija civileve, te pa armatosur, ne B.H. Kroaci e Kosove,vetem ne dekad en e fundit te shek.20.Per lackitje te vlerave materiale e shpirteror te ketyre popujve e vendeve,per kallje e shkaterrime te cdo vlere jo seebe,per dhunimin e dhjetra femrave Boshnjake,kroate, e shqiptare.Per debimin me dhune nga h apesirat etnike te ketyre popujve,per pastrim etnik e gjenocid ndaj Kroatve,Boshnjakeve dhe shqiptareve.Kjo do te ishte "MERTA" e Cmimit Nobel,apo nje cmim Nobel krejt ndryshe,pak si ai i IVO ANDRIQIT apo ndonjerit si ai.

    Përgjigju
  • Iris: 12/09/2020 07:55

    Ja dhe idiotesia e radhes!Nuk e di kush eshte me idiot,ai qe I propozoi,apo keta qe e pranuan.Per c'fare paqe flitet kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosoves,dhe kur te dy palet jane allnuar me keq se femijet dhe do donin ti hidheshn ne gryke njera-tjetres per shkakun me te vogel?Per marreveshjen ekonomike?-Ne kete rast mund ta propozohej nje economist qe sjell teori o studime,qe lidhen me kete fushe,jo shtete pse firmosen nje marreveshje te rendomte ekonomike.Mos valle eshte Netanjahu ne mes te keti propozimi,apo komisioni I Nobelit ,thjesht iu mbaruan idete e nuk di me ke te propozoje?!-Per mendimin tim ,komisoni qe propozon e vendos per kandidatet e fituesit ,ka hyre ne nje krize te brendshme,qe eshte reflektuar ne disa skandale te brendshme por dhe ne propozime te tilla te cuditshme ,si dhe ne ndonje fitues Nobeli,fitorja e te cilit ka ngjallur e shtuar me shume debatet,jo vetem per fituesin ,por dhe praktikat, qe ndiqen e parimet mbi te cilat eshte mbeshtetur dhenia e ketij cmimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve