SHBA, kosovari Osmakaç
akuzohet për komplot terrorist

SHBA, kosovari Osmakaç<br />akuzohet për komplot terrorist
FLORIDA- Sami Osmakac, kosovari 25 vjeçar i cili është arrestuar për akuzën e komplotit terrorist islamik, në Florida të SHBA-së, është identifikuar nga kamerat si personi i cili një vit më parë kacafytej me disa kristianë nëpër rrugët e Floridas.Videoja është publikuar në youtube me titullin “Si sillet një mysliman në rrugë”
Në videoklipin e parë një njeri I identifikuar si Osmakaç kacafytet me protestues kristianë nëpër rrugët e Floridës, madje njërin e qëllon duke bërë që ti dalë gjak nga goja. Madje ai arrestohet nga policia

Në një video tjetër e titulluar “Kthehuni tani në myslimanë”, personi I cili ngjan me Osmakaç kërcënon besimtarët e feve të tjera dhe i bën thirrje të kthehen në “mysmilanë sa nuk është vonë” . Videot janë postuar në youtube në dhjetor të 2010, dhe në prill të 2011.

Osmakac u zbulua nga një agjent i mbuluar. Kosovari kërkoi të blinte një kallashnikov nga agjenti, të cilit i zbuloi edhe planin e tij duke i thënë që dëshironte të vdiste në “mënyrën islamike” pasi të sulmonte disa vende në jug të Tampasm në Florida.

Hetimi pesë mujor kulminoi ditën e diel, me operacionin e forcave speciale për kryerjen e arrestit të të riut. Osmakac u vu nën arrest menjëherë pasi arriti të grumbullonte sasinë e eksplozivit që i nevojitej për të kryer atentatet terroriste. Plani i Osmakac ishte të hidhte në erë zonën e klubeve të natës në Tampa, qendrën operative të policisë së Tampës dhe një biznes privat në jug të së njëjtës zonë. Ai do përdorte autobomba dhe një rrip të mbushur me eksplozivë.

Dje Osmakac është akuzuar për tentativë të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe komplot terrorist.

Sipas Associated press Osmakac regjistroi një video 8 minutëshe teksa po mban një pistoletë dhe një automatik që duket prapa tij. “Të gjithë ne duhet të vdesim, përse të mos vdesim në mënyrën islamike”- citohet të ketë thënë Osmakac, sipas dokumenteve të publikuara nga prokuroria amerikane.

Në video ai thotë se “gjaku mysliman është më i vlefshëm sesa i atyre që nuk janë myslimanë” dhe ai do të “hakmerret” për cdo gabim që i bëhet myslimanëve”, raporton AP, e cila shton se vetë komuniteti mysliman i Floridas ndihmoi FBI-në për të siguruar informacione mbi Osmakac. Nëse dënohet ai përballet me dënimin maksimal atë burg për jetë një gjobë prej 250 mijë dollarësh.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete