SHBA, kriza me Iranin rrit çmimin e naftës në nivelin më të lartë që prej vitit 2014

SHBA, kriza me Iranin rrit çmimin e naftës në nivelin më të lartë që prej vitit 2014

Nafta u rrit sot në bursën e Nju Jorkut në nivelin e saj më të lartë që prej nëntorit 2014, e forcuar nga kërcënimet për sanksione amerikane kundër Iranit dhe Venezuelës, dy prodhues të rëndësishëm të arit të zi.

Në “New York Mercantile Exchange” (Nymex), fuçia e naftës arriti vlerën e 72,24 dollarëve, ndërsa në londër arriti vlerën e 79,22 dollarëve.

“Tregu ishte në situatë të mirë edhe për shkak të mundësisë për një marrëveshje mes Kinës dhe SHBA-së që ul frikën e një lufte tregtare”, theksoi Matt Smith i “ClipperData”.

Marrëveshja në parim e arritur këtë fundjavë mes Pekinit dhe Uashingtonit dhe që synon të reduktojë deficitin tregtar të SHBA-së nuk hyn në detaje, por sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin insistoi mbi angazhimet kineze të marra nga sektorët e rëndësishëm, mes të cilëve edhe energjia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë