SHBA, kthehen dënimet me vdekje por BE nuk do të eksportojë ilaçin vdekjeprurës

SHBA, kthehen dënimet me vdekje por BE nuk do të eksportojë ilaçin vdekjeprurës

Pas një moratoriumi që zgjati gati dy dekada, Shtetet e Bashkuara do të kthehen për të ekzekutuar dënimet me vdekje në nivel federal, për krime të tilla si terrorizmi që nuk kanë të bëjnë me shtete të veçanta por për gjithë territorin e SHBA.

Njoftimi u bë nga avokati amerikan William P. Barr (homologu i ministrit të Drejtësisë) duke thënë se ai kishte udhëzuar zyrën federale të burgjeve për të ekzekutuar dënimet me vdekje të pesë të arrestuarve të tanishëm, të dënuar për torturë, përdhunimin e fëmijëve odhe vrasje. 

Një protokoll i ri për ekzekutimet Kapitale do të miratohet më pas përmes injektimit të një ilaçi të vetëm vdekjeprurës të quajtur pentobarbital, një ilaç që përdoret gjithashtu për vetëvrasjet e ndihmuara nga mjekësia në disa shtete evropiane.

Nuk është ende e qartë se si Shtetet e Bashkuara do ta prokurojnë ilaçin vdekjeprurës, pasi ai mungon përtej oqeanit. 

Ndalimi evropian i eksporteve të ilaçit vdekjeprurës.

Mungesa e furnizimeve amerikane me këtë produkt vdekjeprurës i atribuohet pjesërisht vendimit të ndërmarrjes farmaceutike daneze Lundbeck, në vitin 2011, për të ndaluar shpërndarjen e saj "në burgjet amerikane që aktualisht kryejnë dënimin me vdekje me injeksion".Lundbeck ishte mbajtësi i vetëm i licencës së prodhimit të pentobarbital në SH.B.A.

Por jo vetëm.

Në dhjetor të vitit 2011, Bashkimi Evropian ndaloi eksportin e barnave që mund të përdoreshin për "dënim me vdekje, torturë ose trajtim të egër, çnjerëzor ose poshtërues". 

BE gjithmonë ka kundërshtuar me forcë dënimin me vdekje. Heqja e tij është një "kusht i qartë dhe absolut" për t'u bërë një shtet anëtar I bashkësisë.

Në vitin 2005, Brukseli ndaloi tregtimin e disa produkteve që mund të përdoren për këtë qëllim. 

Në vitin 2015, Associated Press raportoi se Arizona ishte përpjekur të importonte ilegalisht thiopental natriumi, por "loja" e saj u ndalua nga zyrtarët federalë në aeroport.

Një gjykatë federale vendosi të ndalojë ekzekutimet me vdekje në Arizona pasi vrasja e një të burgosuri zgjati për dy orë.

Disa media amerikane njoftuan se pas vendimit të ndalimit të eksporteve evropiane, disa shtete u kthyen në farmacitë lokale për krijimin e një versioni "shtëpiak" të pentobarbitalit.

Në vitin 2016, BE përforcoi ndalimin e eksportit duke e shtrirë atë në çdo pajisje që mund të "kontribuojë në torturimin ose ekzekutimin" e të ndaluarve. 

Komisioni Evropian ka përfshirë shumë vende në një nivel multilateral për të përqafuar një tregti pa torturë dhe dënim me vdekje. Më shumë se 80 vende tashmë janë të përfshira në këtë angazhim.

Qeveria amerikane nuk e ka përdorur dënimin me vdekje që nga viti 2003, por për momentin janë të paktën 60 të burgosur në rresht për të vdekur, të dënuar për krime federale. 

Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimin me Vdekje (DPIC), dënimi me vdekje është aktualisht i ligjshëm në 29 shtete të SH.B.A.-së.



 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PPSH: 31/07/2019 23:50

    Gjoja demokraci dhe dretat e njeriut ku jan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja