Administrata e Presidentit Donald Trump ka publikuar rregulla të reja vizash që synojnë kufizimin e “turizmit të lindjeve”, një praktikë me të cilën gratë vijnë në SHBA për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane.
Aplikantëve do t'u refuzohen vizat turistike nëse zyrtarët konsullorë përcaktojnë se ato synojnë të vijnë në SHBA kryesisht për të lindur.
Por për zyrtarët do të jetë e vështirë të bëjnë dallimin nëse ato vijnë për shkaqe mjekësore apo për të lindur.
Gratë me nevoja mjekësore do të trajtohen si të huajt e tjerë që hyjnë në SHBA për trajtim mjekësor dhe duhet të dëshmojnë se i kanë paratë për të paguar, përfshirë shpenzimet e transportit dhe të jetesës.
Praktika e udhëtimit në SHBA për të lindur është në thelb e ligjshme, megjithëse ka patur raste që autoritetet kanë arrestuar operatorët e agjencive të turizmit të lindjeve për mashtrime me vizat ose evazion fiskal.
Në rregulloren e re thuhet se Departamenti i Shtetit “nuk beson që vizitat në Shtetet e Bashkuara me qëllim kryesor marrjen e nënshtetësisë amerikane për një fëmijë, duke lindur në Shtetet e Bashkuara, janë një veprimtari legjitime për kënaqësi ose e një natyre rekreative”.
Administrata e Presidentit Donald Trump po i kufizon të gjitha format e imigracionit, por Presidenti ka shprehur shqetësim të veçantë për çështjen e marrjes së nënshtetësisë me anë të lindjes. Sipas Kushtetutës amerikane, kushdo që ka lindur në SHBA konsiderohet shtetas amerikan.
Presidenti ka kërcënuar se do t'i japë fund kësaj praktike, por studiuesit ligjorë kanë thënë se kjo nuk është aq e lehtë për t'u realizuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57