Një zjarr ka përfshirë një apartament në kullën Trump në Nju Jork. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duket që tymi del nga gradaçela, aty ku edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump posedon një apartament. Për momentin Presidenti Trump ndodhet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Rezidenca e familjes Trump ndodhet në katin e fundit të gradaçelës. Zjarrfikësit sqarojnë se nuk ka qenë e nevojshme evakuimi i banorëve. Për momentin ka dy persona të lënduar, njëri në gjëndje të rëndë, sipas policisë zjarri ka rënë poshtë çatisë, në katin e fundit dhe është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

kulla
(Kulla Trump në flakë)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com