UASHINGTON, 9 tetor /ATSH-AFP/ - Zona euro përballet me rezikun serioz të një recesioni nëse nuk veprohet për të nxitur rritjen ekonomike në rajon, paralajmëroi sot drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde.
"Ne muk sugjerojmë se eurozona po i drejtohet recesionit por po themi se ekziston rreziku që kjo gjë të ndodhë nëse nuk bëhet asgjë", deklaroi drejtoresha gjatë një konference për shtyp, para zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të FMN-së në Uashington.
Sipas Lagarde, "mundësia për një ngushtim ekonomik të eurozonës vlerësohet nga FMN-ja në rreth 35 dhe 40 për qind".
"Por nëse merren masat e duhura, nëse vendet që janë në deficit dhe ato që janë në tepricë tregtare bëjnë atë që duhet të bëhet, recesioni është i evitueshëm", vazhdoi Lagard.
Sipas Lagarde, një pjesë shumë modeste e rënies ekonomike lidhet me krizën ukrainase dhe sanksionet kundër Moskës.
Drejtori ekonomik i FMN-së, Olivier Blanchard, kishte deklaruar të martën se zona euro mund të bëhet sërish problemi kryesor i ekonomisë botërore nëse rreziqet për deflacion materializohen në rajon./
/G.S/