/ATSH-AFP/ - Nuk do të ketë shtyrje të pagesave për Greqinë, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
"Kjo është qartësisht një rrugë që nuk do të jetë as e ndryshueshme as e devijueshme", konfirmoi", Lagarde në një konferencë shtypi me rastin e hapjes së asamblesë gjysmë vjetore të FMNsë dhe Bankës Botërore në Uashington.
Ajo u pyet në lidhje me informacionet e shtypit përsa i përket një kërkese nga pala greke për të marrë një shtyrje të rimbursimeve që Athina duhet t'u bëjë kreditorëve.
Christine Lagarde nënvizoi se shtyrjet e pagesave ishin të përjashtuara në historinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se nuk kishin pasur kurrë rezultate produktive.