Bosi meksikan i drogës, Joaquin Guzman, i njohur në të gjithë botën me nofkën “El Chapo”, ka dalë sot përpara Gjykatës Federale në Brooklyn, ku është ankuar edhe për kushtet shumë të vështira në burgun e New York-ut.

“El Chapo”, i cili u arrestua në Meksikë, është ekstraduar në SHBA pak ditë më parë për tu përballur me akuzat e ngritura kundër tij.

Ndërkohë avokatët e meksikanit, kanë deklaruar se ai është duke u trajtuar shumë keq, pasi qelia e tij është në një njësi speciale të burgut, ku qëndron për 23 orë në ditë i mbyllur.

Kjo nuk është hera e parë që “El Chapo”, ankohet për kushtet e vështira të burgut, pasi edhe në burgun meksikan ku qëndroi përpara se të ekstradohej në SHBA, kishte bërë të njëjtat akuza.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com