SHBA - Pamir Kurti i cili ka rrezikuar jetën e tij në vitin 2012 duke shpëtuar një punonjës tjetër, akt për të cilin ka marrë edhe shumë çmime, rrezikon deportimin nga SHBA për në Shqipëri në çdo moment.
Pamir Kurti kishte emigruar në SHBA pas trazirave të vitit 2001, pasi sipas tij ai ishte torturuar gjatë trazirave të vitit 1997.
Duke kërkuar azil ai ka hyrë ilegalisht në SHBA duke qëndruar në San Diego. Në seancën e parë të dëgjimit atij i ishte thënë se çështja e tij do të trajtohet në një moment tjetër dhe se ai do të njoftohet.
Kjo seancë ka qenë e para dhe e fundit, 7 vite më parë dhe i është thënë se për të përfunduar çështjen e azilit ai kishte munguar në një seancë gjyqësore. Por Kurti ka sqaruar se nuk është njoftuar kurrë pasi letra kishte shkuar në adresën e tij të vjetër.
Pasi gjithçka është sqaruar ai ka bërë sërish kërkesën e tij për azil, por i është mohuar me pretendimin situata politike në Shqipëri është përmirësuar.
Sipas avokatit të tij, kjo është e pandershme sepse ai duhet të kishte marrë azil para 7 viteve. “Ai nuk duhet të ndëshkohet për gabimet burokratike.”-thotë avokati.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com