"Izraeli i ka të gjitha mundësitë mbi tryezë", rikonfirmoi kryeministri duke i referuar kërcënimeve për sulme izraelite kundër objekteve bërthamore iraniane.
"Marrëveshje nëpërmjet të cilës Teherani do të ketë një kapacitet të pasurimit të uraniumit do të ishte një marrëveshje e gabuar", theksoi ai duke e krahasuar me Korenë e Veriut që ka kryer disa prova bërthamore pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare.
"Nëse iranianët posedojnë një kapacitet bërthamor, rezultati i menjëhershëm dhe pasoja do të jenë një garë armatimesh në të gjithë Lindjen e Mesme", shtoi ai.
Lieberman kritikoi edhe një herë fjalimin e presidentit palestinez, Mahmud Abbas para Asamblesë duke e cilësuar si një mesazh të turpshëm.
"Duket qartë që ai nuk ka qëllim të bëjë paqe me Izraelin", shtoi ai.
Abbas akuzoi të premten Izraelin se kishte kryer gjenocid në Rripin e Gazës dhe kërkoi fundin e menjëhershëm të pushtimit izraelit të Territoreve Palestineze./
/ec/ a.jor.