SHBA, liri me kusht për OJ. Simpson
ish ylli i NFL lirohet pas 9 vitesh

SHBA, liri me kusht për OJ. Simpson<br />ish ylli i NFL lirohet pas 9 vitesh
Ish ylli I futbollit amerikan dhe aktori OJ Simpson, është liruar me kusht pas 9 viteve burgim në Nevada. Ai vuajti dënimin për akuzën e grabitjes me armë e cila përfundoi me pasoja fatale, si edhe për 10 akuza të tjera gjatë një përballjeje në një hotel në Las Vegas.
 
Për Simpson u zhvillua një seancë dëgjimore në korrik, ku edhe u vendos lirimi i tij me kusht. Ish-lojtari i “National Football League”, tashmë në moshën 70-vjeçare, ishte dënuar me 33 vite burg, por pas 9 vitesh, pikërisht në korrik të këtij viti ai fitoi të drejtën për lirimin me kusht, duke u liruar në 1 tetor.
 
Për momentin nuk ka të dhëna për vendin se ku do të jetojë Simpson, që ishte i akuzuari kryesor edhe për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Nicole Brown Simpson, dhe të mikut të saj, Ron Goldman, në vitet ’90.
 
Ngjarja bëri bujë të madhe në SHBA dhe procesi gjyqësor në lidhje me këtë krim të dyfishtë, i zhvilluar në vitin 1995, zgjati 13 muaj, madje u transmetua çdo ditë edhe në mediet amerikane, process i cili më në fund shpalli të pafajshëm OJ Simpsonit.
 
Por pavarësisht këtij verdikti, juria civile e cilësoi Simpson si përgjegjës për vrasjen e Nicole Brown Simpson e Ron Goldman, duke e urdhëruar të dëmshpërblejë familjet e tyre me 33.5 milionë dollarë.
 
O.J. Simpson, ish hero i futbollit dhe aktor, reputacioni i të cilit u dëmtua pasi u akuzua se kishte vrarë ish gruan e tij dhe mikun e saj. Bazuar në moshën e tij dhe në faktin që gjatë 9 viteve ai kishte qenë një i burgosur shembullor, Bordi i Komisionit të Lirimit me Kusht të Nevadës e liroi atë me kusht, me herën e parë që ai kishte të drejtën të kërkonte lirimin e tij.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit