SHBA: Llalla ikën sot. Kuvendi
të zgjedhë Kryeprokurorin e ri

SHBA: Llalla ikën sot. Kuvendi<br />të zgjedhë Kryeprokurorin e ri<br /><br>
Në një kohë ku politika shqiptare është përfshirë nga polemikat e ashpra për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka ardhur dhe reagimi i fortë i ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Ambasadori Lu ka dalë kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi ditën e sotme se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri sa ta shkarkojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Donald Lu deklaron se Llalla duhet të largohet sot, duke i bërë thirrje Kuvendit të zbatojë ligjin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kreu i diplomacisë amerikane bën me dije se mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit, në të cilin thuhej se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit.

Sot mbaron zyrtarisht mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe mazhoranca ka deklaruar se brenda 30 ditësh do të caktohet kryeprokurori i ri i përkohshëm. Kjo është kundërshtuar nga opozita, e cila thekson se kryeprokurori i përkohshëm është një shpikje e PS dhe se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e KLP.

donalddd
(Reagimi i ambasadorit të SHBA, Donald Lu)

d.c./shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti