Dunford, u ka thënë gazetarëve në Pekin, se presidenti Donald Trump, “ka kërkuar nga ne, një opsion ushtarak të besueshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që jemi duke bërë”.
“Ashtu siç u kam treguar homologëve, qofshin miq apo armiq, nuk është e paimagjinueshme të kemi opsione ushtarake për t’ju përgjigjur kapaciteteve bërthamore të Koresë Veriore”, ka thënë Dunford.
“Çka është e paimagjinueshme për mua, është dhënia e mundësisë së Koresë Veriore për krijimin e armëve bërthamore, me kapacitet për të arritur në Denver, apo Kolorado, kjo është e paimagjinueshme për mua. Kështu që detyra ime është të zhvillojë opsione ushtarake, që të sigurohem se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë ai./ Rel
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)