SHBA, më 21 janar gratë
planifikojnë protestë kundër Trump

SHBA, më 21 janar gratë<br />planifikojnë protestë kundër Trump
Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 8 nëntor, avokatja në pension, Teresa Shook, ngriti idenë e një proteste kundër presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, në një ditë pranë ceremonisë të inaugurimit të tij.
 
Sipas Washington Post, disa mijëra gra pritet të mbajnë një protestë më 21 janar në afërsi të Kongresit amerikan kundër Trump, për shkak të qasjeve diskriminuese ndaj grave që ai ka shfaqur.
 
Fillimisht ishin vetëm 40 prej miqve të avokates të cilët kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë që nisi në rrjetin social Facebook, ndërkohë për një kohë të shkurtër dhjetëra mijëra persona kanë shfaqur interes për të marrë pjesë.
 
Më shumë se 160 mijë përdorues të Facebook, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Në mes të personave që kanë konfirmuar pjesëmarrje janë edhe aktivistë të shquar. Nga ana tjetër edhe disa shoqata të shoqërisë civile kanë vendosur të marrin pjesë në këtë protestë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf