Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në “Troy Community Center” në Detroit, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko foli për hapat e ndërmarrë deri më tani dhe gjithashtu për projektet që synojnë mbështetjen dhe krijimin e lehtësirave për shqiptarët e diasporës.
Ministri Majko informoi komunitetin shqiptar në Miçigan lidhur me Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, Komitetin Shtetëror për Diasporën i cili drejtohet nga Kryeministri, Agjencinë Kombtare te Diasporës dhe qëllimin e saj, e gjithashtu Projektligjin për Diasporën, që siç tha do të rregullojë shtyllat kryesore të organizimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën e tij.
Ndërsa përmendi përpjekjet për t’i garantuar shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votës, ministri theksoi se diaspora duhet të ketë edhe përfaqësimin e vet politik. Të pranishmit i drejtuan pyetje ministrit lidhur me prioritetet afatshkurtra dhe afatgjata, mbi mënyrat e bashkëpunimit me diasporën, strategjinë dhe mundësinë e organizimit të ndonjë samiti të diasporës në të ardhmen e afërt.
Më pas, ministri Majko u takua me studentë shqiptarë, me të cilët bisedoi lidhur me iniciativat që do të përfshijnë këtë pjesë të komunitetit. Ministri përmendi platformën online për diasporën ‘Germin’ dhe synimet për integrimin brenda saj të një platforme për studentët shqiptarë jashtë vendit. U fol gjithashtu për iniciativat në fushën e investimeve, me ministrin Majko që përmendi synimet për krijimin e një dhome tregtie për diasporën e gjithashtu projekte të tjera që do shërbejnë si guidë për ata që duan të investojnë në Shqipëri.
Një çështje për të cilën pati shumë interes, ishte e drejta e votës. Ministri Majko informoi të rinjtë lidhur me draftin e paraqitur në komisionin e Kuvendit, duke bërë me dije përmbajtjen e tij. Në fund të takimeve, ministri i Shtetit për Diasporën dha një intervistë për televizionin “Albanian Tv of America” ku foli për çështjet e diskutuara me komunitetin shqiptar atje, për strategjinë për diasporën dhe tema të tjera që prekin shtetasit tanë jashtë vendit.
[gallery]25486[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.7%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 8199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Rruga
31 Korrik, 14:14
-
Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’: Vijojmë transformimin e qytetit, kush preket do përfitojë banesë të re
31 Korrik, 14:11
-
GJKKO lë 'arrest me burg' kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka mohon akuzat! Në seancë shkon dhe Dumani! KLP e pezullon nga detyra
31 Korrik, 14:02
-
Wisner, mbyll misionin zyrtari amerikan: Jam kuq e zi, tradia e vyer e shqiptarëve
31 Korrik, 13:42
-
Zjarri në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra, situata në kontroll! Do vlerësohen dëmet
31 Korrik, 13:33
-
Lezhë, përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë, 1 në kërkim
31 Korrik, 13:30
-
Gjirokastër/ Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, 2 në hetim
31 Korrik, 13:23
-
Operacioni 'Plumbi i artë'/ SPAK zbardhi dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë, njëri u vra tjetri u plagos
31 Korrik, 13:11
-
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e Krimeve në Durrës, Agostin Çinari
31 Korrik, 13:09
-
Puthje dhe përqafime 'pasionante' mes Macron dhe ministres së Sportit! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit
31 Korrik, 13:06
-
'Plumbi i Artë 2'/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vra dhe vëllai i Erjon Alibeajt! Zbulohet dhe ekzekutimi i Klevis Kapllanit, miku i Nuredin Dumanit
31 Korrik, 12:53
-
Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Në fuqi sekuestro e pasurive për Mariglen Qaton e Redi Mollën
31 Korrik, 12:46