SHBA, makina përplas dhe hedh
në ajër protestuesit/ VIDEO

SHBA, makina përplas dhe hedh<br />në ajër protestuesit/ VIDEO
Një video e postuar në Daily Mail, tregon momentin e tmerrshëm kur një makinë godet grupin e protestuesve anti-fashistë në SHBA.

Nga goditja e makinës mbeti e vdekur një 32 vjeçare, Heather Heyer dhe të plagosur 9 personatë tjerë.

Në video duket momenti kur automjeti Dodge Challenger futet mes protestuesve në rrugën e mbushur plot me njerëz, ku dëshmitarë të shumtë shprehen se ai moment ishte një moment i tmërrshëm, teksa dëgjoje me qindra njerëz të cilët ulërisnin të frikësuar.

Ata po protestonin kundra një tubimi të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias, për arsyen se e djathta ekstreme ka bërë thirrje për të protestuar kundër planeve për të hequr një statujë të një gjenerali, i cili kishte luftuar për konfederatën pro-skllavërisë gjatë Luftës Civile të SHBA-ve.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e dënoi dhunën dhe guvernatori i Virxhinias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë