SHBA, makthi ‘rus’,stafi i Trump
kontakte me inteligjencën e Moskës

SHBA, makthi ‘rus’,stafi i Trump<br />kontakte me inteligjencën e Moskës
Vijojnë  të jenë të fortë zërat se anëtarët e fushatës së presidentit Donald Trump kanë patur kontakte me inteligjencën ruse pavarsisht mohimit të një raporti të tillë.

Akuzat bëhen edhe më të forta një ditë pas dorëheqjes së kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn i cili u largua nga posti pasi shihej një element  i shantazhuar nga rusët dhe se nuk kishte raportuar ashtu siç duhej pas bisedës me ambasadorin rus në SHBA.

Mediat amerikane kanë publikuar përgjime të cilat vërtetojnë faktin se stafi i Trump ka komunikuar me  shërbimet e inteligjencës ruse para dhe gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 ku manjati u zgjodh president i 45 i SHBA.  

Të përditshmet citojnë katër zyrtarë dhe ish zyrtarë amerikanë. 

Por gjithsesi po të njëjtat burime thonë se ende nuk është vërtetuar që mes stafit të presidentit dhe rusëve të ketë patur bashkëpunim për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve.

Kreu i Shtëpisë së Bradhë gjatë të gjithë kohës është parë me dyshim sa i përket afrimitetit të tij me kreun e Kremlinit Vladmir Putin, me qëllimin për të përmirëuar raportet Ëashington –Moskë.

Por duket se çdo gjë po merr një tjetër rrjedhë pas largimit të gjeneralit Flynn i akuzuar se ëhstë shantazhuar nga rusët dhe madje vetë Trump e konsideroi ngjarjen thyerje të besimit.

Nisur nga këto ngjarje një tjetër rrjedhe ofrohet në raportet me Rusinë duke  e cekur këtë të fundit në një çështje e cila e prek drejpërdrejtë  këtë të fundit, Krimeja.

Në një deklaratë për mediat Shtëpia e Bardhë  është shprehur se presidenti Trump prêt që Rusia të tërhiqet nga Krimeja dhe t’ia kthejë atë Ukrainës.

Ndërkohë presidenti Trump vijon të godasë mediat amerikane dhe shërbimet e inteligjencës duke i akuzuar këto të fundit se kanë zbuluar informacione në mënyrë të paligjshme.

Edhe Moska  i ka konsideruar akuzat të pabaza.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri