SHBA, Marinsi hap zjarr në bazën e ‘Pearl Harbour’, tre viktima dhe një i plagosur

SHBA, Marinsi hap zjarr në bazën e ‘Pearl Harbour’, tre viktima dhe një i plagosur

Frikë dhe panik në ‘Pearl Harbour’, baza historike detare, 13 kilometra larg Honolulu, në Hawai, e cila është ‘shtëpia’ e flotës së Paqësorit të SHBA. Dje në mbrëmje, një marins amerikan papritmas hapi zjarr duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë, para se të vetvritej duke u qëlluar në kokë.

Sipas dëshmitarëve, dy viktimat dhe të plagosurit janë tre punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes.

Dihet pak për dinamikën dhe motivin e episodit, i cili ndodhi tre ditë para 78 vjetorit të sulmit ajror japonez në bazë, në ku 7 Dhjetor 1941 në të cilin u vranë mbi 2300 ushtarë amerikanë dhe që shënoi hyrjen e Shteteve të Bashkuara në luftën e dytë botërore.

Sulmi me armë ndodhi ndërsa në ‘Pearl Harbour’ ishin duke u zhvilluar përgatitjet për festimet që do të zhvilloheshin.

Momente terrori dhe ankthi përjetuan edhe shumë turistë të cilët në momentin e sulmit ishin duke vizituar Monumentin Kombëtar të bazës ushtarake.

Zona e Pearl Harbour, e cila është ‘shtëpi’ për Marinën e SHBA dhe Forcën Ajrore me 10 anije luftarake dhe 15 nëndetëse, u mbyll për rreth dy orë. Qindra zjarrfikës, shpëtimtarë dhe njerëz nga policia ushtarake dhe forcat speciale u përfshinë në sigurinë e bazës.

Presidenti amerikan Donald Trump, duke u kthyer në Uashington nga Londra, ku mori pjesë në samitin e liderëve të NATO-s, u informua menjëherë për incidentin. Guvernatori i Havait, David Ige ka njoftuar se Shtëpia e Bardhë ka ofruar ndihmën e saj përmes agjencive federale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë